Home Maqedoni Partia serbe: Të bëhen bashkë VMRO dhe LSDM kundër BDI-së dhe Ali...

Partia serbe: Të bëhen bashkë VMRO dhe LSDM kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit

Mungesa e konsensusit elementar kombëtar mes dy partive më të mëdha maqedonase është vetëm një nga arsyet pse kreu i BDI-së Ali Ahmeti sulmon LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, shkruan në profilin e tij në Facebook, Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.

“Në pyetjen pse Ali Ahmeti po sulmon LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, ka disa përgjigje, do të ndalem në dy. Së pari, kryesisht për shkak të mungesës së një konsensusi elementar kombëtar ndërmjet dy partive më të mëdha maqedonase në kuptimin shtetëror të fjalës. Së dyti, raporti i ndërsjellë mes dy partive maqedonase, të cilat kanë më shumë frikë nga njëra-tjetra sesa nga armiqtë shtetërorë. Arsyet e një qëndrimi të tillë ndoshta i di më së miri Ali Ahmeti dhe nuk mund ta mohoj se i përdor me shumë mjeshtëri”, ka shkruar Stoilkoviq.