Home Maqedoni Pas takimit me Ramën, Grubi: Mbështetje e ndërsjellë në rrugën e përbashkët...

Pas takimit me Ramën, Grubi: Mbështetje e ndërsjellë në rrugën e përbashkët drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në rrjetin social facebook ka shpërndarë lajmin për takimin e sotëm të realizuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Të udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti ministrat e BDI-së u mirëpritën vëllazërisht në Tiranë.
“Bashkë me kolegët ministra të Bashkimit Demokratik për Integrim të udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti qëndruam sot për vizitë në Tiranë, ku u mirëpritëm vëllazërisht nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Një tjetër takim ky që konfirmon mbështetjen e ndërsjelltë në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Europian, përkrahjen e Shqipërisë mike në dialogun me Bullgarinë dhe koordinimin institucional për realizimin e prioriteteve të ndërtimit të Korridorit 8, lidhjes hekurudhore përgjatë saj, Rrugës së Arbërit, vendkalimet e përbashkëta kufitare, lidhjes energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë projekteve tjera. Bashkë bëmë thirrje për paqe duke dënuar sulmet e sotme që cënojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe vlerat e botës demokratike”, ka shkruar Grubi.