Home Maqedoni Pastrim, dezinfektim dhe deratizim i tregut dhe hapësirave tjera të Strugës

Pastrim, dezinfektim dhe deratizim i tregut dhe hapësirave tjera të Strugës

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook nga komuna e Strugës kanë njoftuar opinionin se mbrëmë është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i qytetit.

“NP Komunale- Strugë në vazhdimsi vijon me aktivitetet e veta në lidhje me pastërtinë dhe mbajtjen e higjienës në tregun e qytetit.Mbrëmë u krye fshirje e plotë, dezinfektim dhe deratizimi i tregut të qytetit si dhe sipërfaqeve tjera rreth tregut që ndikojnë në funskionimin e tij”, kanë shkruar nga komuna.