Home Maqedoni “Pazar pa hanxhiun”, partitë e vogla me një njësi rrezikojnë të zhduken...

“Pazar pa hanxhiun”, partitë e vogla me një njësi rrezikojnë të zhduken fare!

Ka një paradoks në insistimin e partive të vogla për një njësi zgjedhore me modelin proporcional. Paradoskin e zbuloi një simulim që bëri TV Siteli.

Paradoksi qëndron në faktin se kërkesën për model proporcional me një njësi zgjedhore e kërkon para së gjithash PavleTrajanovi dhe Lidhja Demokratike e tij, e cila është në koalicion me LSDM-në, ose ta zëmë se është e interesuar edhe Partia Liberale ose të Gjelbërit apo ndonjë parti e bashkësive më të vogla.

Por, simulimi që bëri TV Sitelli, duhet të veprojë në drejtim të kthjelljes së tyre, sepse një njësi zgjedhore, me prag ose pa prag, nuk u jep kurrëfarë shansi, të paktën jo atyre që janë nën ombrellën e koalicioneve, sepse dalja e tyre në “qiell të hapur”, i çon nga vetëzhdukja. Nga simulimi del se vetëm një parti mund të fitojë më tepër: E Majta e Apasievit, e cila ka gjetur një “platformë” joshëse që ende shitet te një pjesë e popullatës, edhe atë me diskursin emotivanti-NATO dhe ithtarë të saj mund të mbeldhë nga gjithë Maqedoni V. Ajo do të rritej nga dy në pesë deputetë, por E Majta nuk është shkaktari kryesor i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, por partitë e vogla që janë në koalicion qeveritar. Nëse ato do të donin të punonin për të majtën dhe për vetëzhdukje, do të ishte një lloj sindromevetëshkatërrimi, që besojmë nuk e kanë, por kanë matematikat e gabuara se me modelin proporcional, do të faktorizohen pa qenë në koalicione me partitë e mëdha.

Zhgënjyese për ta, por kjo i pret nëse insistojnë me çdo kusht. Ndryshe nga modeli me një njësi, atyre megjithatë shumë më tepër u sjell benefitekoalicionimi, sepse me marrëveshje sigurojnë mandate pa pasur elektorat të mjaftueshëm.

E vetmja logjikë që të mbeten partitë e vogla në qëndrimin për një njësi zgjedhore, mund të jetë preteksti për të dalë nga koalicioni qeveritar dhe të strehohen te VMRO-ja, me koalicion, sepse edhe ashtu disa prej tyre, më parë kanë qenë në të njëjtën shoqëri.

Nga simulimi, besojmë se e kanë marrë leksionin edhe partitë shqiptare, sepse edhe ato do të kishin pasur 3 deputetë më pak me një njësi zgjedhore. Prandaj mirë është që të gjitha janë kundër një njësie.