Home Maqedoni Pendarovski: Kemi bërë regjistrim me të gjitha nishanet, dhe me standardet më...

Pendarovski: Kemi bërë regjistrim me të gjitha nishanet, dhe me standardet më të larta bë BE-së

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka thënë se vet fakti që pas 20 viteve kemi regjistrim është sukses në vete.

Ai ka thënë se regjistrimi është bërë me të gjitha nishanet, dhe i cili nuk dallon nga tradita e regjistrimeve që janë bërë në rajon dhe në Evropë, dekadave të kaluara.

“Nuk bëhet fjalë për regjistrim më të mirin në historinë e Evropës, por bëhet fjalë për regjistrim i cili i ka standardet më të larta të cilat i ka BE për proces të regjistrimit”, ka thënë Pendarovski, raporton SHENJA.

Këtë vlerësim, Pendarovski e bazon jo vetëm në atë që ka dëgjuar në prezantimin e djeshëm por edhe nga komentet e dhëna nga eksperti i angazhuar nga ana e BE-së.