Home Maqedoni Për ta fshehur partneritetin me Levicën, Neziri akuzon Grubin dhe Ademin

Për ta fshehur partneritetin me Levicën, Neziri akuzon Grubin dhe Ademin

Deputeti i ASH-së, Neziri në emisionin Rruga Drejt akuzoi zëvendëskryeministrin e parë Grubi dhe deputetin Ademi kinse populli e di se çfarë janë këta duke aluduar se gjithçka është imagjinare e dy figurave politike të BDI-së sepse ASH nuk ka bashkëpunuar me Levicën.

“Nuk është e vërtetë se ASH ka bashkëpunuar me Levicën dhe ne nuk kemi dalur të themi se” Ka shumicë të re parlamentare 61″ nga ana e sekretarit gjeneral Arben Taravari. Ju jeni ata që përgënjeshtroni, ju personalisht dhe Artan Grubi, ju dy të cilët i keni të gjitha imagjinare” ka thënë Neziri.