Home Maqedoni Përfaqësuesit e Komitetit Olimpik te Merko: Të shfrytëzohen kapacitetet e Strugës për...

Përfaqësuesit e Komitetit Olimpik te Merko: Të shfrytëzohen kapacitetet e Strugës për zhvillimin e sporteve ujore

Merko sot kishte takim me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të RMV-së, ku u bisedua për bashkëpunimin e këtij komuniteti me Komunën e Strugës.

“Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko, sot pati takim pune me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Maqedonisë, presidentin Daniel Dimevski dhe sekretarin Sasho Popovski. Qëllimi i këtij takimi ishte lidhja e Komitetit Olimpik me Komunën e Strugës dhe kushtet që ofron komuna për organizimin e projekteve dhe garave të ardhshme me karakter ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë u mbajt takim me profesorët e sportit dhe klubeve sportive ku u ofrua ndihmë për bashkëpunim për trajnimin dhe promovimin e sportit në Strugë”, njoftojnë nga komuna e Strugës.

Gjithashtu, përfaqësuesit e të dy subjekteve vizituan edhe SHFK “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, ku Presidenti i Komitetit Olimpik foli për potencialin e komunës për sportet ujore.

“U vizitua edhe SHFK “Vëllezërit Milladinov ” Strugë, ku nxënësit kishin përgatitur projekte për sport dhe morën dhurata modeste për aktivitete sportive. Presidenti theksoi se qyteti ka potencial për sportet ujore në radhë të parë, si dhe për të gjitha sportet e tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.