Home Maqedoni Përvjetori i 73-të i themelimit të NATO-s, Grubi: Punojmë bashkë për të...

Përvjetori i 73-të i themelimit të NATO-s, Grubi: Punojmë bashkë për të ardhme të sigurt dhe progresive

Zëvendëskryeministri i parë Grubi, sot ka qenë i ftuar në ngjarjen e organizuar nga MPJ në Përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s.
Lexoni statusin e plotë të Grubit:
Përvjetori i 73-të i themelimit të NATO-s gjen vendin tonë anëtar të familjes së saj të madhe, në mesin e 29 shteteve tjera me të cilat punojmë bashkë që horizontin e ardhmërisë ta kemi të sigurtë dhe progresiv.
Mbi rëndësinë е ekzistencës dhe përforcimit të këtij pakti ushtarako-politik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të demokracisë, lirive të njeriut, stabilitetit dhe pushtetit të së drejtës, reflektuam sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ftuar nga Bujari, sëbashku me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Europian në vendin tonë.