Home KOSOVË Pesë fakte të rëndësishme për flamurin shtetëror të Kosovës

Pesë fakte të rëndësishme për flamurin shtetëror të Kosovës

Flamuri është simboli që përfaqëson republikën tonë. Pavarësia e Kosovës u shpallë me 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta, në Kuvendin e Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë u zbulua edhe flamuri që do ta përfaqësonte Kosovën tash e tutje në çdo cep të botës.

Flamuri me 6 yje nuk u pëlqeu të gjithëve, kishte edhe nga ata që e mohuan dhe quajtën peshqir të hoteleve të Turqisë.

17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, kjo datë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës ditës më historike të shtetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.

Më poshtë metro ju rikujton disa gjëra rreth flamurit tonë:

Publicisti, gazetari dhe shkrimtari Veton Surroi e krahasoi flamurin e Kosovës me peshqirët e hoteleve të Turqisë. Sipas tij, flamuri as nuk është produkt i marrëveshjeve politik e as produkt i Planit të Ahtisaarit.

Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

Kishte edhe nga ata që e mohonin kategorikisht, si Lëvizja Vetëvendosje. Kreu i kësaj partie Albin Kurti shumëherë e ka injohuar flamurin, duke mos e pranuar asnjëherë si të denjë, ndërsa edhe shumë partiakë të tij, kishin vepruar njësoj, duke mos nderuar as flamurin e as himnin e Kosovës.

Kujtojmë, që himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.