Home Maqedoni Petkov bisedë telefonike me Kovaçevskin: Ne kemi një qëllim të përbashkët -...

Petkov bisedë telefonike me Kovaçevskin: Ne kemi një qëllim të përbashkët – fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie të mira

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në një deklaratë për gazetarët bullgarë të cilët raportuan për vizitën e tij në Beograd, tha se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Duke komentuar dëmtimin e kurorave të vendosura nga delegacioni bullgar në varrin e Goce Dellçevit në Shkup, Petkov tha se pret zero tolerancë ndaj provokimeve dhe beson se kjo nuk do të ngadalësojë apo pengojë aktivitetet e përbashkëta.

“Ne kemi një qëllim të përbashkët, që është fqinjësia e mirë dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov.

Fokusi i bisedimeve të Petkovit me Brnabiq dhe Vuqiq, ishte ekonomia, por ishte edhe integrimi evropian i Maqedonisë.

– Për shkak të stabilitetit rajonal të të gjithë Ballkanit Perëndimor, është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të shoh përparim në rrugën evropiane të partnerëve dhe miqve tanë nga Maqedonia, natyrisht edhe nga Shqipëria dhe Bosnja, gjithashtu ju falënderoj për angazhimin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e të gjitha pyetjeve të hapura që në këtë menyrë të tregojmë se të gjithë kemi një perspektivë evropiane,” tha Brnabiq.