Home Botë Philip Morris International ndër kompanitë me indeksin më të lartë të barazisë...

Philip Morris International ndër kompanitë me indeksin më të lartë të barazisë gjinore

Philip Morris International është pjesë e listës së Indeksit të Barazisë Gjinore (Gender Equality Index- GEI) të Bloomberg për vitin 2022. Është viti i dytë që kompania përfshihet në këtë indeks, si vlerësim për progresin që ka bërë PMI në rritjen e barazisë gjinore globale, prej më shumë se 10% që prej 2014-ës. Aktualisht, 39.2% e pozicioneve drejtuese të Philip Morris International mbahen nga gra.

Kompania nr. 1 e duhanit në botë është duke udhëhequr njëherësh një sërë transformimesh thelbësore për industrinë. PMI po udhëheq transformimin drejt një të ardhmeje krejtësisht pa tym përmes investimit madhor në kërkim dhe zhvillim, duke krijuar një portofol produktesh me risk të reduktuar të cilat po zëvendësojnë cigaret tradicionale, ndërsa ka bërë edhe blerje domethënëse në industrinë farmaceutike për ta zgjeruar këtë portofol.

Po kaq i rëndësishëm është transformimi që po bën Philip Morris për fuqizimin e gruas në një industri të perceptuar prej dekadash si e dominuar nga burra. Në 2019-ën, Philip Morris International u bë e para kompani që mori certifikatën globale për pagat e barabarta për punën e barabartë të grave dhe burrave (Global EQUAL-SALARY Certification).

Në vazhdën e angazhimit për barazinë gjinore, në objektivat kyçe globale të PMI është rritja e përqindjes së grave në pozicione menaxhimi në 40% deri në fund të 2022-shit. Për të adresuar këtë angazhim në mënyrë sa më optimale, PMI ka përmirësuar procesin e vlerësimit të talenteve, ka krijuar një rregullore më gjithëpërfshirëse sa i takon lejes së lindjes, si edhe ka prezantuar një program për gratë në udhëheqje.

“Jam e lumtur që PMI është pjesë e GEI për të dytin vit radhazi, veçanërisht nëse mbajmë parasysh se pragu për përfshirje në këtë listë është rritur që nga viti i kaluar,” u shpreh Silke Muenster, Drejtore e PMI për Diversitetin, “Ndërsa kemi një rrugë të gjatë përpara, jam shumë krenare për progresin që kemi bërë deri më sot dhe jam e bindur se në të ardhmen do të arrijmë akoma më shumë.”

GEI është një indeks i ponderuar mbi kapitalizimin e tregut që ka si qëllim të masë performancën e kompanive publike transparente në raportimin e të dhënave mbi përfshirjen gjinore. Ky indeks e mat barazinë gjinore përmes vlerësimit në 5 shtylla: gratë në role udhëheqëse, përzgjedhja e talenteve, pagat e barabarta, kultura e gjithëpërfshirjes, politikat kundra ngacmimeve në ambientet e punës dhe imazhi i kompanisë si fuqizuese e gruas.