Home Sport Policia në kërkim të ish-lojtarit të Atletico Madridit, Eduardo Salvio – tërhoqi...

Policia në kërkim të ish-lojtarit të Atletico Madridit, Eduardo Salvio – tërhoqi zvarrë ish-gruan pasi e zuri me një tjetër në makinë


Ish-lojtari i Atletico Madridit, tani i Boca Juniors, Eduardo Salvio thuhet se është ‘në arrati’ nga policia në Argjentinë pasi dyshohet se ka përplasur apo tërheq zvarrë ish-bashkëshorten e tij me makinë.

Salvio, i cili luajti në Evropë si me Benficën ashtu edhe me Atletico Madridin, është rikthyer duke luajtur në vendin e tij, pasi u transferua në Boca Juniors në vitin 2019, nëntë vjet pasi u largua nga Amerika e Jugut.

Të enjten në mëngjes, ish-bashkëshortja Magali Aravena, nga e cila ai u nda së fundmi pas 10 vitesh së bashku, raportoi mesfushorin për ‘tërheqjen zvarrë’.

Sipas gazetës argjentinase Ole, Aravena tha se 31-vjeçari drejtoi makinën e tij drejt saj në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në periferi të Puerto Madero të Buenos Aires.

“Gruaja shkoi për të folur me burrin e saj, i cili ishte në makinën e tij me një grua tjetër. I dyshuari u largua me makinë përpara dhe e goditi zonjën Aravena”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Aravena shkoi në spital pas incidentit, por shefi i ambulancës së Buenos Aires, Alberto Crescenti zbuloi se lëndimet ishin të lehta.

“Ne u thirrëm nga policia e qytetit dhe gjetëm një grua me goditje në këmbën e saj të djathtë. Megjithatë, lëndimi ishte i lehtë dhe ajo nuk u dërgua në spital”, ka thënë Crescenti.

“Prokurorët po punojnë për të mbledhur prova. Salvio nuk do t’i shpëtojë policisë. Ata kanë mësuar për atë që ka ndodhur nga denoncimi i gruas së tij”, ka thënë një burim pranë hetimit.

Gazeta Ole shton se video nuk përfaqëson të gjithë historinë që është treguar.

Ndryshe, Salvio u transferua te Atletico Madridi në vitin 2010, pasi filloi karrierën e tij me Lanus, dhe fitoi Ligën e Evropës më 2010 dhe 2012 me gjigantët spanjollë.

Lëvizja e tij në Benfica e pa atë të fitojë ligën në pesë raste, dhe të marrë dy finale të tjera të Ligës së Evropës, të cilat u humbën, dhe ai gjithashtu ka fituar ligën në Argjentinë që kur u transferua në Boca Juniors. /Telegrafi/