Home Showbiz Pranverë 2022: Ky është zyrtarisht modeli që do t'ju mbushë mendjen për...

Pranverë 2022: Ky është zyrtarisht modeli që do t’ju mbushë mendjen për të ~prerë~ flokët!

Keni dëgjuar për trendet e këtij sezoni? Quhen baluke “bottleneck” dhe prerje bob “bottleneck”. Nëse jeni të vendosur për një ndryshim që do t’ju bëjë të dukeni të freskëta dhe “cool”, me siguri që do e pëlqeni trendin e ri.

Baluket, por edhe vetë prerja bob – kanë fuqinë të kornizojnë faqet dhe ta çojnë vëmendjen të sytë.

Tom Smith, një parukier në Londër parashikoi në fillim të këtij viti se “baluket e ngushta” do të bëheshin trendi kryesor i flokëve gjatë 2022-shit.

“Forma e balukes është më e ngushtë në pjesën e sipërme, pastaj bëhet më e gjerë dhe përkulet duke theksuar mollëzat”, thotë ai. “Është diçka mes viteve ’70 dhe modeleve të kohës së sotme”.

Me ngrohjen e motit, ky model tingëllon si një lule në mes të pranverës! Ja disa ide: 

#1 – Bottleneck bob në gjatësi deri te nofulla

#2 – Bottleneck bob pastel

#3 – Bottleneck bob “soft-blunt”

#4 – Bottleneck bob në gjatësi deri te supet

#5 – Bottleneck bob, të kthyera pak

#6 – Bottleneck bob “cropped”

#7 – Bottleneck bob në flokë më të shkujdesur

Burimi: Glamour UK