Home Maqedoni Prej nesër, në Shkup në qarkullim lëshohen linjat sezonale të autobusëve 58...

Prej nesër, në Shkup në qarkullim lëshohen linjat sezonale të autobusëve 58 dhe 69

Nga nesër, e premte (15.04.2022), do të fillojnë të funksionojnë linjat sezonale 58 (Qendra Transportuese – Jabolcë, Nova Breznicë) dhe 69 (Qendra Transportuese – Divlje, Bllacë e Katllanovës, Kozle), informon GAZETA.MK

Orari është i disponueshëm në faqen e internetit.

Sipas Vendimit për transport të rregullt të udhëtarëve në qytetin e Shkupit, linjat sezonale do të funksionojnë nga 15 prilli deri më 15 tetor.