Home Bota Presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Belgjikë

Presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Belgjikë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet nga 23-24 mars në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Drejtorisë turke të komunikimeve, samiti do të trajtojë luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe parandalimin dhe strukturimin e mbrojtjes të aleancës.

Udhëheqësit pjesëmarrës pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi hapat dhe vendimet që do të merren për të formuar të ardhmen e NATO-s mes procesit që çon në një samit në Madrid të planifikuar për në muajin qershor.

Erdoğan është planifikuar të zhvillojë bisedime me krerët e shteteve dhe qeverive në margjinat e samitit.