Home Maqedoni Profesori Zeqiri: I plotësoj kushtet për rektor në UNT

Profesori Zeqiri: I plotësoj kushtet për rektor në UNT

Profesori universitar, Izet Zeqiri siç bëhet e ditur nga burime të TV21, është kandidati i vetëm për rektor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Ai është kandidati i vetëm që ka aplikuar në konkursin e hapur, për të pasuar rektorin e deritanishëm, Aziz Pollozhani.

Programin tashmë e ka gati, dhe meqë ka kaluar fazën e parë ku është përzgjedhur të promovojë të njëjtin, ai nga java e ardhshme do të prezantohet para këshillave mësimorë në kuadër të pesë fakulteteve në UNT.

Pas promovimit të programit, këshillat mësimorë do të duhet të vlerësojnë programin.

Për këtë e pyetëm profesorin Zeqiri.

Ai thotë se Komisioni universitar zgjedhor e ka njoftuar se është kandidati i vetëm, por se kjo “nuk do të thotë se ai do të jetë rektor i ardhshëm”.

Por në pyetjen e TV21 se a mendon se i plotëson kushtet, Zeqiri me përgjigje:

“Ligjërisht i plotësoj kushtet, sepse kam eksperiencë menaxheriale, pasi kam qenë 4-5 herë dekan në Universitetin e Evropës Juglindore, një herë dekan në Universitetin e Tetovës dhe kam përgatitjen e mjaftueshme akademike”.