Home Maqedoni Prokuroria në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për “Shkatërrim pylli,...

Prokuroria në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për “Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim

Ndaj gjithsej 10 personave, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë për vazhdimin e veprave penale – Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim.

Ndaj gjithsej 10 personave, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë për vazhdimin e veprave penale – Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim.

Në periudhën e viteve 2017 dhe 2018, në disa raste, të pandehurit në cilësinë e bashkëpunëtorëve kanë prerë një sasi të madhe druri nga pylli i dikujt tjetër në zonën e fshatit Padalishtë. Në këtë mënyrë kanë shkatërruar pyllin, duke prerë ilegalisht 254 pemë ahu. Në oborret e tyre ruheshin drutë e ahut, nga ku transportoheshin te blerësit në Komunën e Gostivarit dhe shiteshin.

Me këtë të pandehurit i kanë shkaktuar dëm material prej 724.500 denarë.

Njëri nga të pandehurit ka kryer edhe veprën penale – Mashtrim, kështu që me 21.09.2018 i ka shitur dru zjarri nga një pemë e prerë paraprakisht ilegalisht një banori të Gostivarit, duke e gënjyer se drutë vijnë nga prerje legale. Për drurët i dëmtuari ka paguar 14.700 denarë.

Pas zbulimit të prerjeve të paligjshme, efektivët e policisë kanë sekuestruar pemët me certifikatë për sende të sekuestruara përkohësisht.