Home Maqedoni Promovimi i librit të Arben Çejkut, Grubi: Një libër si ky i...

Promovimi i librit të Arben Çejkut, Grubi: Një libër si ky i ka munguar botës akademike

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të ish-ambasadorit të Shqipërisë në vend dhe Kosovë, Arben Çejku.

Më poshtë statusi i plotë i Grubit i publikuar në rrjete sociale:

“Përgëzuam sot mikun tonë Arben Çejku, ish ambasadorin e Shqipërisë në vend dhe në Kosovë për pasqyrimin faktologjik që i ka bërë raporteve të pasluftës mes Kosovës dhe Serbisë në librin e tij të ri “Sovraniteti versus Integriteti – Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020”. Një këndvështrim objektiv studimor që deri më tani i ka munguar botës akademike dhe që ia vlen të lexohet”, është shprehur Grubi.