Home Maqedoni Pushteti dhe opozita të bashkuar “PËR” rrogën minimale, dallimet vetëm në finesa...

Pushteti dhe opozita të bashkuar “PËR” rrogën minimale, dallimet vetëm në finesa (VIDEO)

Kuvendi i RMV-së nëmbledhjen e 62-të pritet të miratojë Ligjin për rritjen e pagave minimale në 18.000,00 denarë, si rrallëherë më parë, me konsensus. Pa dallim të  partive nga vijnë, të gjithë deputetët janë “Për” votimin e këtij propozim ligji, raporton indeks.mk.

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli thotë se deputetët e opozitës duhet ta përkrahin ligjin e dalë nga Qeveria sepse është për të mirën dhe përmirësimin e jetës dhe standardeve të qytetarëve.

Të njëjtën gjë për indeks.mk e thotë edhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, i cili apelon deri tek të gjithë deputetët ta mbështesin ligjin I cili sipas Kaevskit nuk do ta rrisë vetëm rrogën minimale, por do të ndikojë edhe në rritjen e pagave tjera në vend.

Deputeti i Alternativës, Zejdi Rexhepi thotë se katër deputetët e partisë sëGashit do të përkrahin rritjen e pagës minimale edhe pse sipas Zejdit, është prapë e ulët. Ai deklaroi se deputetët e Alternativës janë të gatshëm të votojnë pro edhe për ndonjë rritje eventuale që pritet të ndodhë në të ardhmen.

“Për” është edhe Aleanca për Shqiptarët. Deputetja Ilire Dauti thotë se do të votojnë “pro” ligjit të Qeverisë por thotë se kanë kritikat e veta. Thonë se përpos rrogës minimale por sipas Dautit, ASH-ja insiston edhe harmonizimin e pagës minimale në bazë të marrëveshjeve kolektive që janë edhe në veprimtaritë e tjera, me qëllim të ruajtjes së motivimit dhe nivelit të shkollimit.

Edhe deputetja e VMRO-së, GordanaSiljanovskaDafkova, në një prononcim për Indeks.mk,thotë se do të votojë “PRO” vendimit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale, sepse sipas Siljanovskës, është gjëja më e pakët që përfaqësuesit e popullit mund ta bëjnë. Ajo tha se VMRO-ja pritet  të votojë pro ligjit por shtoi se partia e Mickoskit do të dorëzojë amendament. Ajo kërkoi rritje graduale të rrogave./Indeks.mk/