Home Botë Putin paralajmëron se mund të shpërthejë luftë bërthamore nëse Ukraina i bashkohet...

Putin paralajmëron se mund të shpërthejë luftë bërthamore nëse Ukraina i bashkohet NATO-s

Vladimir Putin ka paralajmëruar se një luftë bërthamore mund të shpërthejë nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe akuzoi Perëndimin për mospërfillje të plotë të shqetësimeve të tyre, disa orë pas bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Moskë.

Putini tha se donte të ‘theksonte edhe një herë’ se “nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, vendet evropiane do të tërhiqen automatikisht në një konflikt lufte me Rusinë”.

Ai tha se shtetet “nuk do të kenë kohë as të mbyllin sytë” përpara se të thirren në nenin 5 të NATO-s, i cili kërkon mbrojtje kolektive të anëtarëve.

Putin tha gjithashtu se e pranon se fuqia ushtarake e Moskës ishte ‘e pakrahasueshme’ me NATO-n, por paralajmëroi se Rusia ‘është një nga shtetet kryesore bërthamore’ dhe se nuk do të kishte ‘fitues’ në një luftë të nxehtë, raportoi Kommersant, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv

Putini ka shpenzuar muaj duke grumbulluar rreth 135 mijë trupa të mbështetur nga tanke dhe artileri në kufijtë e Ukrainës, duke shkaktuar paralajmërime të përsëritura nga Uashingtoni se ai do të pushtojë.

Kjo vjen pasi u zbulua se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk e ka plan të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut që do të mbahet më 18-20 shkurt.