Home Maqedoni Qeveria: Parandalojmë rritjen e madhe të çmimeve të burimeve energjetike me masat...

Qeveria: Parandalojmë rritjen e madhe të çmimeve të burimeve energjetike me masat për ulje të TVSH-së dhe akcizave

Qeveria, në kushtet e krizës globale dhe trazirave në tregun e ushqimit dhe burimeve energjetike, miratoi pakon prej 26 masash për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe parandalimin e rritjes së madhe të çmimeve.

Çmimi i burimeve energjetike të naftës dhe derivateve të naftës në bursat botërore ndryshon në bazë ditore, por me vendimet që Qeveria i miratoi për uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së, parandalohet rritja e madhe e çmimeve. Si rezultat i të gjitha masave të ndërmarra të Qeverisë që u sollën në konsultim me të gjitha palët e interesuara, në rajon kemi çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës.

Komisioni Rregullator për Energjetikë monitoron situatën në bazë ditore dhe çmimi caktohet në bazë të metodologjisë e cila është paraparë, në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës.

Ndryshimet e çmimit të burimeve energjetike në bursat botëror në bazë ditore janë rezultat i zhvillimeve botërore, para së gjithash agresionit luftarak në Ukrainë, që ndikon negativisht dhe me pasoja të gjera jo vetëm në çmimin e burimeve energjetike, por edhe në çmimin e ushqimeve dhe lëndëve të para bazë.

Në këtë drejtim, të gjitha masat që Qeveria i miratoi janë për tu përballur me sfidat dhe për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Qeveria, ministritë dikasteriale dhe institucionet po ndjekin situatën dhe veprojnë për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme në kushtet e krizës globale.