Home Sport Radeski: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampion

Radeski: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampion

Shkupi fitoi Tikveshin falë golit të Marjan Radeskit, duke marrë tri pikë dhe duke vazhduar kryesimin në renditjen tabelare, tashmë me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe i tretë. Pas triumfi ndaj Tikveshit ka folur autori i golit, Radeski.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund me rëndësi janë tre pikët. E merituam këtë fitore pasi që e kërkuam që nga fillimi i ndeshjes. Jam i lumtur për golin dhe i falënderoj bashkëlojtarët e mi, sepse pa ata nuk do të mund të shënoja. Mendoj që jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampion, e meriton ky ekip para kësaj tifozërie fantastike”, tha Radeski.

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat e luan ndaj Skopjes në mesjavë.