Home Maqedoni Radev: Shqipëria mund t'i nisë negociatat me BE, ndërsa RMV ende jo!

Radev: Shqipëria mund t’i nisë negociatat me BE, ndërsa RMV ende jo!

Shqipëria mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por jo edhe Maqedonia e Veriut. Kështu është qëndrimi i Bullgarisë.

Presidenti bullgar, Rumen Radev edhe një herë e përsëriti qëndrimin se momentalisht nuk ka ndryshime rreth qëndrimit për eurointegrimit. Ai jep mbështetje të plotë për Shqipërinë që sa më shpejt t’i fillojë bisedimet për anëtarësim, ndërsa në anënt tjetër, edhe pas takimit me kolegun nga Portugalia mbeti qëndrimi se Maqedonia e Veriut nuk ka përmbushur kërkesat e Paketës 4+1.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut duhet në kohë t’i përmbush kërkesat.

Më herët presidenti bullgar, Rumen Radev paralajmëroi qeverinë që të mos i quajnë bullgarët “pakicë”, ndërsa Shqipëria në anën tjetër u shpreh se nëse nuk tërhiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut, ata do të kërkojnë ndarje dhe se nuk presin deri sa të zgjidhet kontesti me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut me vite pret nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Franca ishte e para që bllokoi bisedimet, më pas Bullgaria vendosi veto./Telegrafi