Home Maqedoni Rasti “Zekiri”, Ruskoska hedhë poshtë zërat për kalkulime politike

Rasti “Zekiri”, Ruskoska hedhë poshtë zërat për kalkulime politike

Prokurorja, Vilma Ruskovska ka folur sot për rastin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqiri, me çrrastë tha se hetimi ka zgjatur disa muaj dhe hodhi poshtë zërat për kalkulime politike.

“Hetimi ka zgjatur disa muaj, inspektorët kanë punuar së bashku me një koleg për mbledhjen e provave. Nuk mendoj se këto janë kalkulime politike, ka prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një krim. Dy ditë para hapjes së hetimeve, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi. Dëmi i buxhetit është rreth 57 milionë denarë, gati një milion euro”, tha Villma Ruskovska, prokurore, për TV 24.

Kujtojmë se Gjykata Penale ndaj Muhamed Zekirit shqiptoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Zekiri dorëzoi ankesë për masën e paraburgimit, për të cilën pritet të vendosë sot Këshilli Penal.