Home Sport Real, City apo ndonjë klub tjetër – Haaland ende nuk ka vendosur...

Real, City apo ndonjë klub tjetër – Haaland ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë


Derisa Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me Real Madridin dhe gjasat janë të mëdha që të nënshkruajë për Los Blancos, vëmendja është hedhur tek e ardhmja e Erling Haaland.

Siç po qëndron gjërat deri më tani, Marca konfirmon se sulmuesi i Borussia Dortmundit nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Po ashtu, nuk ka një datë të caktuar se kur do të merret ai vendim, por BVB dëshiron që e ardhmja e norvegjezit të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që të gjejë një zëvendësues në rast të largimit të tij.

(Foto: Instagram/erling.haaland)

Reali e ka identifikuar 21-vjeçarin si një nga shënjestrat kryesore të afatit të ardhshëm kalimtar, mirëpo madrilenët janë të vetëdijshëm sesa i vështirë është operacioni i transferimit.

Në rast se Haaland vendos të kalojë në Estadio Santiago Bernabeu, duhet të pranojë rrogë më të vogël se ajo që ia ofron Manchester City.

Klubi anglez është në kërkim në sulmuesit qe dy vite dhe është i gatshëm të ofrojë shuma të majme për nënshkrimin e tij.

(Foto: Instagram/erling.haaland)

Prandaj lojtarit i mbetet të vendosë nëse do të pranojë më pak para dhe ta plotësojë ëndrrën për të luajtur te Real Madridi, apo ta pranojë ofertën e majme të Citizens.

Në ndërkohë, në garë për shërbimet e Haaland janë edhe klubet tjera të mëdha, duke përfshirë Barcelonën dhe Bayern Munichun. /Telegrafi/