Home Sport Real Madrid, makthi i kampionëve të Evropës

Real Madrid, makthi i kampionëve të Evropës


Real Madridi do të ketë mundësinë të hakmerret ndaj Chelseat për eliminimin e sezonit të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku në fund titullin e fituan anglezët.  Shorti u përsërit edhe këtë vit, ndonëse do të jetë në çerekfinale.

Një ndeshje e vështirë ndaj kampionit në fuqi, diçka që nuk i tremb bardhezinjtë duke pasur parasysh sfondin e tyre me rezultate të mira ndaj kampionëve.

Real Madridi është specialist në eliminimin e kampionëve aktual – apo atyre që mbrojnë titullin, aq më tepër prej që është ky format i Ligës së Kampionëve.

Katër herët kur Real Madridi u mat me kampionin në fuqi, jo vetëm që i eliminoi, por më pas e fitoi titullin.  Duhet theksuar se Real Madridi ka luajtur edhe me Ajax në sezonin 1995-96 ( ku ka humbur dy herë, por në fazën e grupeve).

E para e kësaj serie ishte kur eliminuan Borussia Dortmundin në gjysmëfinale, ku në ndeshjen e parë fituan 2-0, ndërsa e dyta u mbyll 0-0 në Gjermani.

Pastaj ishte radha e Manchester United në çerekfinale me një fitore 2-3 në “Old Trafford”, ndërsa pastaj ndodhi me dy herë kundër Bayern Munich.

Historia e Real Madridit shkruhet në kualifikuese, kësaj radhe kundër Chelseat, ata kanë një mundësi të re për të ruajtur statistikat e tyre të mira sa herë kanë luajtur me kampionët aktual. /Telegrafi/