Home Sport Real Madridi i hapur për të shitur Casemiron

Real Madridi i hapur për të shitur Casemiron


Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se është i hapur për të shitur mesfushorin brazilian, Casemiro, i cili pëlqehet shumë nga Paris Saint-Germain.

Casemiro mbetet një lojtar vendimtar për Real Madridin, por klubi mund të vendosë ta shesë atë në verë.

Sipas mediumit spanjolle El Nacional, klubi mbretëror është i hapur për të fituar para nga ai nëse marrin një ofertë mjaft të mirë.

Klubi më i interesuar për transferimin e Casemiros është Paris Saint-Germain, klub i cili është i etur për ta nënshkruar atë.

Me Real Madridin që kërkon të nënshkruajë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, shitja e mesfushorit brazilian do të sjellë disa fonde shumë të nevojshme.

Çmimi i vlerësimit të njërit nga mesfushorët më të mirë të dekadës së fundit është 60 milionë euro.

29-vjeçari aktualisht është i paprekshëm, por drejtuesit në rast oferte të mirë, synojnë ta shesin dhe në vend të tij të fillojnë të luajnë Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga. /Telegrafi/