Home Sport Rekord i paarritshëm i mbretërve: 10 gjysmëfinale në 12 vite – 31...

Rekord i paarritshëm i mbretërve: 10 gjysmëfinale në 12 vite – 31 në histori të klubit


Real Madridi vazhdon të zgjerojë legjendën e tyre të paarritshme në Ligën e Kampionëve. Edhe kur bëhet fjalë për tituj, por edhe kalimin e raundeve, tani në gjysmëfinale, Los Blancos konfirmuan primatin që kanë në garën më të madhe evropiane.

Me kalimin e Chelseat, mbretërit arrijnë në gjysmëfinalen e dhjetë në dymbëdhjetë sezonet e fundit. Një ngjarje e pazakontë edhe në historinë e klubit, që është më i suksesshmi në këtë garë.

Seria e Madridit filloi në vitin 2011, në vitin e parë të José Mourinhos në stol e skuadrës.

Me portugezin, Madridi kapërceu murin e 1/16-tës, në të cilin Los Blanocs kishin mbetur të mbërthyer për gjashtë vite.

Është e vërtetë që ato gjysmëfinale ishin tavani për Los Blancos me trajnerin nga Setubal, i cili në herën e parë u përplas me Leo Messin dhe Barçën e Pep Guardiolës, më pas me Bayern Munichun në penalltinë në Santiago Bernabeu, ku spikatën huqjet e Cristiano Ronaldos, Kaks dhe Sergio Ramosit, dhe në fund kundër Jurgen Klopp dhe Borussia Dortmundit të Robert Lewandowskit.

Real Madridi duhej të priste ardhjen e Carlo Ancelottit për të thyer gjysmëfinalet. Dhe italiani e bëri me shumë stil, duke fituar 0-4 në Mynih për të marrë biletën për në Lisbonë, ku ndodhi mrekullia e ‘La Décima’.

E njëmbëdhjeta mund të kishte ardhur në vitin 2015, por Juventus dhe Alvaro Morata i penguan, sërish në raundin e parafundit (gjysmëfinale). Më pas, tre nga tre në tre radhazi ( kundër Man Cityt, Atletico Madridi  dhe sërish Bayern Munichut), për të përfunduar ciklin 4/5 në Kiev.

Pas kësaj, bie paksa sidomos në sezonin 2018/19, me një humbje të dhimbshme ndaj Ajaxit në 1/16 (4-1).

Në të njëjtën xhiro Los Blancos u eliminuan edhe në edicionin e ardhshëm, sërish me Zinedine Zidanen, dhe me Man Cityn.

Skuadra u rikuperua në sezonin 2020/21, duke u futur ‘fshehurazi’ në katërshen e madhe dhe duke u eliminuar nga i njëjti ekip që kanë eliminuar sot, Chelsea.

Gjithsej janë 31 gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, një rekord që ashtu si titujt e tyre, asnjë klub tjetër evropian nuk do të mund ta përsërisë për një kohë të gjatë… /Telegrafi/