Home Maqedoni Ridvan Ibraimi me myftiun e Shkupit biseduan për aktivitetet e muajit të...

Ridvan Ibraimi me myftiun e Shkupit biseduan për aktivitetet e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Haraçinës,RidvanIbraimika pritur dje kreun e Myftinisë së Shkupit, Qenan ef. Ismaili.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth aktiviteteve të cilat dy institucionet do të bashkëpunojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Biseduam për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në shërbimin e jetës fetare në komunën tonë. Njëkohësisht, me Myftiun biseduam edhe për projektet kulturore dhe fetare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.”, ka shkruar në Facebook Ibrahimi

Në fund Myftiu i dhuroi kryetarit të Haraçinës një dhuratë simbolike.

“Duke më uruar postin e kryetarit të Komunës, nga Myftiu pranova një dhuratë simbolike por shumë domethënëse me peizazh të Xhamisë së Mustafë Pashës dhe Kalasë së Qytetit të Shkupit”, u shpreh Ibraimi.