Home Maqedoni RMV/ Çmimet e derivateve më të lirat në rajon (FOTO)

RMV/ Çmimet e derivateve më të lirat në rajon (FOTO)

Republika e Maqedonisë së Veriut për momentin ka çmimin më të lirë të derivative të naftës për litër në të rajon njofton indeks.mk

Nëse shohim çmimet për litër, Maqedonia ka çmime më të lira se Kosova, Shqipëria, Serbia po edhe Kroacia.

Një litër benzin në vendin tonë kushton 1.45 euro për litër kurse për një litër benzin qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë 1.66 euro, e ata të Shqipërisë 1.53 euro.

Ndërkaq shtetasit kroat për  një litër benzin duhet të paguajnë 1.57 euro e ata të Serbisë, 1.45 po aq sa është në RMV.

Kurse për një litër dizel shtetasit e RMV-së duhet të paguajnë 1.39 euro kurse ata të Kroacisë, 1.61 euro e ata të Kosovës 1.56 euro.

Ndërkaq, për një litër benzin shtetasit e Shqipërisë dhe Serbisë duhet të paguajnë 1.52 euro./Indeks.mk/