Home Sport Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë për të planifikuar të ardhmen e tij

Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë për të planifikuar të ardhmen e tij


Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit në rast të moskualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa FootballTransfers mëson se superylli portugez ka në agjendë transferimin te Paris Saint-Germaini.

CR7 mungoi në derbin e Mancesterit kundër Manchester City, të cilin Djajtë e Kuq e pësuan me rezultat 4-1, ndërsa arsyetimi zyrtar ishte se po vuante nga një lëndim muskulor.

(Foto: Instagram/cristiano)

37-vjeçari thuhet të ketë udhëtuar drejt Portugalisë duke pasur në mendje të ardhmen e tij, derisa Unitedi nuk po arrin të sigurojë përfshirjen në top-katërshe (aktualisht ndodhet në vend të pesë menjë pikë prapa Arsenalit, por Topçinjtë kanë tri ndeshje më pak të zhvilluara).

Ai tashmë është duke e planifikuar të ardhmen e tij, ndërsa burimet e kanë hedhur poshtë mundësinë e rikthimit te Juventusi e as te Sportingu i Lisbonës (pasi është akoma herët në këtë fazë).

Parisi është opsioni real, ku do të ndodhte bashkimi sensacional me rivalin e tij më të madh në futboll, Lionel Messi dhe ndoshta futbolldashësit do të dëshironin që në mbyllje të karrierave të tyre t’i shihni dy superyjet duke ndarë skenën në të njëjtën anë. /Telegrafi/