Home SHQIPËRI Rrëzimi i raportit të propozuar nga opozita për inceneratorët/ PD: Berisha bashkoi...

Rrëzimi i raportit të propozuar nga opozita për inceneratorët/ PD: Berisha bashkoi votat me Ramën për të mbrojtur korrupsionin (Lista e deputetëve)

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me votimin e bërë në kuvend sa i përket raporteve të paraqitura për çështjen e inceneratorëve. U paraqitën dy raporte, njëri nga opozita dhe tjetri nga mazhoranca.

Në Kuvend, u votua raporti i paraqitur nga mazhoranca ndërsa ajo që ra në sy ishte fakti që edhe deputetët e opozitës nuk kishin votuar raportin e paraqitur nga Jorida Tabaku. Në deklaratën e bërë PD akuzon Berishën për bashkëpunim me Ramën për të mbuluar korrupsionin.

Deklarata e Plotë nga partia Demokratike:

Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi.
Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot.

Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës.

Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.