Home Bota Rusia kërcënon perëndimin me rritjen ekstreme të çmimit të naftës

Rusia kërcënon perëndimin me rritjen ekstreme të çmimit të naftës

Nëse vendet e perëndimit ndalojnë eksportet ruse të naftës, Rusia paralajmëron për një rritje masive të çmimit me 300 dollarë për një fuçi. Çmimi aktual i një fuçie naftë është rreth $130.

Teksa liderat europianë përgatiten të takohen këtë të enjte në Versajë, për të diskutuar shkëputjen e tyre prej gazit dhe naftës ruse, Moska paralajmëron se çdo lëvizje e tillë do të ishte një katastrofë për tregun global. Kjo shtytje për ndalimin e naftës dhe gazit rus po diskutohet si një formë që do të rriste presionin ndaj vendit, por në të njëjtën kohë është kërcënuese edhe për pjesën tjetër të botës.

Politikani rus, Alexander Novak tha se do të duhet më shumë se një vit që Evropa të zëvendësojë dërgesat ruse. Vetëm Gjermania, merr 30% të naftës së saj nga vendi.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, por eksportuesi më i madh në botë.