Home Bota Schallenberg kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Schallenberg kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kosova edhe Bosnje-Hercegovina duhet të marrin po ashtu një perspektivë anëtarësimi. Bëhet fjalë nëse këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbeten në rrugën europiane të demokracisë e lirisë apo jo”, tha Schallenberg.

Në një konferencë donatorësh të organizuar në Berlin për të ndihmuar Moldavinë, vendi i cili ka pritur deri tani 370 mijë refugjatë, ministri i Jashtëm austriak, Schallenberg ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Rusia nuk i hedh sytë vetëm nga Ukraina, por edhe nga Kaukazi jugor, nga Ballkani Perëndimor, dhe Republika e Moldavisë”, tha ai, raporton Reuters, transmeton arbresh.info

Schallenberg kërkoi nga BE që të hapë sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.