Home KOSOVË Seancë e jashtëzakonshme për energjinë, opozita mbledh nënshkrimet

Seancë e jashtëzakonshme për energjinë, opozita mbledh nënshkrimet

Partitë parlamentare opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbledhur 40 nënshkrime për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën në Kryesi për mbajtjen e kësaj seance.

“Po, i kemi mbledhur gjithë opozita 40 nënshkrime. Kemi kërkuar që seanca të mbahet sot nga ora 10:50”, ka thënë Tahiri.

Në seancën plenare të djeshme të Kuvendit, opozita, përjashtuar AAK-në, lëshoi sallën pasi s’u fut si pikë debati për shtrenjtimin e rrymës.

Kuvendi ka paralajmëruar mbajtjen e një seance plenare gjatë ditës së sotme nga ora 11:00.