Home Maqedoni Sela: Nuk jam pishman që kam bashkëpunuar me Apasievin

Sela: Nuk jam pishman që kam bashkëpunuar me Apasievin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Rruga Drejt”, ka thënë se nuk ka ndryshuar mendje dhe se nuk është penduar që ka bashkëpunuar me “Levicën”, e Dimitar Apasievit për rëzimin e Qeverisë, njofton indeks.mk

Sela vazhdon të “mbrojë” partinë “E Majta” pavarësisht qëndrimeve të kreut të saj dhe pavarësisht qëndrimeve e politikave anti-shqiptare që zhvillon kjo parti.

“Jo, nuk jam pishman”, u përgjigj Sela shkurt

Sela tha se nuk është pishman që ka bashkëpunuar me Apasievin edhe pse ky së fundmi ka dalë publikisht kundër gjuhës shqipe në unifromat policore.