Home Maqedoni Sela takoi ambasadorin e Çekisë në RMV, Jaroslav Ludva

Sela takoi ambasadorin e Çekisë në RMV, Jaroslav Ludva

Ziadin Sela sot ka pritur në takim ambasadorin e posaemëruar të Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Judva-n.

Më poshtë statusi i plotë ti Selës:

Sot isha i nderuar me vizitën e parë të ambasadorit të posaemëruar të Republikës së Çekisë në vendin tonë, ekselenca e tij Jaroslav Ludva, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup.
Biseduam për zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe në botë. Invazioni rus në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për ne dhe mbarë botën e civilizuar perëndimore. Ambasadorit Ludva i shpreha qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët kundër Open Ballkan, të cilin e shohim si projekt për afrimin e Rusisë në Ballkan dhe si përjashtues për gjysmën e vendeve të gadishullit.
Në këtë takim miqësor dhe me interes të përbashkët, e njoftova ambasadorin edhe për zhvillimet në vend, ngecjen e reformave, nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë si dhe problemet tjera që tangojnë në radhë të parë qytetarët, por edhe progresin e vendit në procesin integrues.