Home Rajon Shaip Kamberi pritet të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e...

Shaip Kamberi pritet të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë


Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) në Serbi, shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet në Kuvendin e Serbisë.

Këto janë rezultatet e përcaktuara në bazë të gati 15 për qind të votave të përpunuara.

Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit aktualisht ka 0.45 për qind apo 1 ulëse. Kamberi pritet të jetë sërish zë i shqiptarëve në parlamentin serb.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.22 për qind, e cila gjë do të thotë se nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Nërkohë, sipas rezultateve preliminare, lista e Aleksandër Vuçiq “Së bashku ne mundemi” ka 50.22 për qind të votave ndërsa lista “Ivica Daçiq për Kryeministër” ka 12.7 për qind të votave.

Ndryshe, REC njoftoi se rezultatet e para zyrtare do t’i shpallen gjatë ditës së nesërme, më 4 prill. /Telegrafi/