Home Maqedoni Shaqiri: Kusht i rëndësishëm në përparimin e vendit është cilësia në edukimin...

Shaqiri: Kusht i rëndësishëm në përparimin e vendit është cilësia në edukimin e të rinjve

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot ka folur para mediave për situatën e fundit, grevën e mësimdhënësve dhe nxënjen e dijes nga nxënësit.

“Sigurimi i vazhdimësisë dhe cilësisë në edukimin e të rinjve është kushti më i rëndësishëm për përparimin e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk ka alternativë më të mirë përveçse të investojë në njohuritë e qytetarëve dhe në ndërtimin e gjeneratave të reja më të mira, të cilat gradualisht do të marrin detyrat e të rriturve dhe do të jenë udhëheqës të proceseve dhe ndryshimeve shoqërore”, është shprehur ministri Shaqiri.

Gjithashtu ministri u shpreh se pandemia ka sjellë shumë vështirësi në funksionimine sistemit edukativo-arsimor.

“Fatkeqësisht, pandemia solli vështirësi dhe krijoi sfida të reja në funksionimin e sistemit edukativo-arsimor. Mësimdhënia e zakonshme dhe rutina e nxënësve dhe mësuesve u ndërpre, por pas një viti e gjysmë, periudhë në të cilën u iniciuan ndryshime të shpejta, u bënë përpjekje mbinjerëzore nga të gjithë aktorët. Fatmirësisht, shumë nga ato sfida u tejkaluan dhe nxënësit u kthyen në vendin të cilit i përkasin – në bankat e shkollës”, ka thënë ministri.