Home Sport Shiten në kohë rekord të gjitha biletat për ndeshjen Real Madrid-PSG

Shiten në kohë rekord të gjitha biletat për ndeshjen Real Madrid-PSG


Tifozët e Real Madridit nuk e kanë humbur besimin në skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve, pavarësisht se kanë humbur 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimi direkt ndaj Paris Saint-Germain, pasi të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit në kryeqytetin spanjoll tashmë janë shitur.

U deshën më pak se katër orë që 6,000 biletat e fundit të shiten për ndeshjen e 9 marsit.

Në total, 60,000 spektatorë do të jenë në tribuna, duke shpresuar se ekipi i tyre mund të rikthehet ndaj gjigantëve francez.

Të gjitha biletat që u janë vënë në dispozicion për fansat përmes kanaleve zyrtare të shitjes janë shitur në kohë rekord. Dhe biletat nuk ishin të lira, pasi varionin nga 100 deri në 410 euro.

“Ka shumë kohë që nuk ka pasur kaq shumë pritje për një ndeshje futbolli”, thanë punëtorët në “Santiago Bernabeu”, të bindur se stadiumi do të duket spektakolar pavarësisht punimeve të vazhdueshme që po zhvillohen.

Për ndeshjen kundër PSG-së, Madridi do të hapë një nga këndet e mbyllura për shkak të punimeve, gjë që do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e stadiumit.

Në Santiago Bernabeu do të ketë edhe tifozë të PSG-së, pasi edhe tifozët francezë kanë blerë të gjitha biletat e ndara për ta.

Ndeshja e fundit e madhe evropiane në Bernabeu me tifozë në stadium ishte kundër Manchester Cityt, para pandemisë. /Telegrafi/