Home Maqedoni SHMQSH “Saraj” nis bashkëpunimin në kuadër të projektit Erasmus+

SHMQSH “Saraj” nis bashkëpunimin në kuadër të projektit Erasmus+

Në kuadër të projektit ERASMUS +,  realizuar nga Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit – Saraj, sot në hapësirat e komunës së Sarajit, znj. Miranda Rameti priti përfaqësues nga shkollat e mesme nga Portugalia, Italia, Rumunia dhe Turqia, njoftohet nga komuna.

Ky takim ishte me qellim edukativo-arsimor dhe informativ, ku nga ana e komunës u prezantua përbërja administrative e komunës, pozita gjeografike, të dhëna domografike dhe të dhëna tjera për vendbanimet që bien në administrimin e saj.

Ky projekt, i fituar nga SHMQSH – Saraj,siç thonë në komunë, ka rëndësi të veçantë për shkëmbimin e përvojave shkollore ndërshtetërore, me çka e përgëzojnë stafin e kësaj shkolle të mesme për punën dhe suksesin e tyre.