Home Maqedoni Shpërndanin drogë nëpër rrugët e Shkupit, arrestohen pesë persona

Shpërndanin drogë nëpër rrugët e Shkupit, arrestohen pesë persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje dhe sot ka realizuar aksion për kapjen e shpërndarësve të drogës në Shkup. MPB njofton se janë arrestuar gjithsej pesë persona.

“Në territorin e Aerodromit është i privuar nga liria T. Ј. (31) nga Shkupi pasi pas kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë dhe dy peshore digjitale, në zonën e Karposhit janë privuar nga liria B. T. (50) dhe D. T. (50), të dy nga Shkupi sepse te D. T. është gjetur marihuanë dhe materie pluhur, ndërsa në rajonin e Karposhit është privuar nga liria I. P. (32) dhe M. D. (37), të dy nga Shkupi, pasi pas kontrollit me vendim të gjykatës, në shtëpinë e M.D. u gjet marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.