Home Maqedoni “Shpërthen” themeluesi i ASH-së, në Kumanovë: Unë nuk largohem, pavarësisht tendencave për...

“Shpërthen” themeluesi i ASH-së, në Kumanovë: Unë nuk largohem, pavarësisht tendencave për të më larguar!

Sa më shumë që afrohet data e mbajtjes së kongresit të ASH-së, aq më shumë shtohen zërat kritik kundër Ziadin Selës.

Pakënaqësitë brenda strukturave të kësaj partie janë shtuar dukshëm. Thuajse në të gjitha degët mbretëron një situatë e rëndë, ku anëtarët e kësaj partie, ngurojnë të themelojnë strukturat e reja, në shenjë proteste kundër rikandidimit të mundshëm të Ziadin Selës.

Ky fenomen nuk e ka kursyer as edhe Lagjen e Trimave, që deri para përplasjeve ishte bastion i Ziadin Selës, ndërsa sot nga pamjet e publikuara mezi shifen 20 vetë.

Ndaj këtij fenomeni ka reaguar fuqishëm, njëri ndër figurat më të njohura të ASH-së në Kumanovë, Osama Muadini, përndryshe edhe bashkëthemelues i kësaj partie që nga ditët e para të themelimit.

Muadini ka akuzuar rëndë strukturat drejtuese të partisë në Kumanovë për ”kapje, uzurpim dhe familjarizëm në Aleancën për Shqiptarët”.

Më tej Muadini shprehet se ky fenomen ka filluar që prej zgjedhjeve të kaluara, e që rezultuan me humbje katastrofale. Ai shton më tej se nuk e ka ndërmend të largohet nga ASH-ja, pavarësisht tendencave për ta larguar, duke mos e përfshirë si pjesë të strukturave partiake.

Në vazhdim statusi i plotë i Osama Muadini në facebook: