Home Bota Si po e raporton luftën në Ukrainë gazeta ruse, fituese e çmimit...

Si po e raporton luftën në Ukrainë gazeta ruse, fituese e çmimit Nobel për Paqen

Vitin e kaluar, Dmitry Muratov, kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, ndau Çmimin Nobel për Paqen me gazetaren filipinase Maria Ressa. Për tre dekada, nën udhëheqjen e Muratov, gazeta ka sfiduar kërcënimet e jashtëzakonshme pasi mbulon korrupsionin e qeverisë dhe biznesit, politikën e Kremlinit dhe konfliktet e armatosura. Disa gazetarë të Novaya Gazeta, duke përfshirë Yuri Shchekochikhin, Anna Politkovskaya dhe Anastasia Baburova, janë vrarë që nga viti 2000, për shkak të hetimeve të tyre.

Si po e raporton luftën në Ukrainë gazeta ruse, fituese e

Teksa forcat e armatosura ruse qëlluan mbi Kiev, Kharkiv dhe shumë qytete dhe qyteza të tjera, Muratov u zotua në rrjetet sociale se gazeta do të botonte numrin e saj të ardhshëm në gjuhën ukrainase dhe ruse.

Në një intervistë përmes email-it me New York-er, i pyetur për pushimin rus, Muratov u shpreh:

“U mblodhëm në redaksi disa orë më herët. Të gjithë e kishin kuptuar qartë se Putini, me vendimin e tij, kishte shkatërruar të ardhmen e brezave të rinj dhe ne në asnjë mënyrë nuk do ta mbështesim këtë luftë. Drejtuesit e zyrës sonë sollën mbrojtëse dhe helmeta nga magazina, e cila kishte disa vite që rrinte bosh. Menjëherë filloi presioni ndaj Novaya Gazeta dhe mediave të tjera. Ka arritur në pikën e absurditetit. Ne morëm urdhër për të ndaluar përdorimin e fjalëve “luftë”, “ndërhyrje”, “pushtim”. Megjithatë, ne vazhdojmë ta quajmë luftë. Jemi në pritje të pasojave.”

Si po e raporton luftën në Ukrainë gazeta ruse, fituese e

DMITRY MURATOV

Në lidhje me protestat e rusëve kundër luftës, kryeredaktori i gazetës tha:

“Populli nuk e mbështet vërtet luftën, veçanërisht luftën me Ukrainën. Më shumë se një e treta janë kategorikisht kundër veprimit ushtarak. Nuk ka tubime në mbështetje të luftës. Tashmë, një milion njerëz kanë nënshkruar një peticion “Jo luftës” në platformën Change.org. Fjalën e tyre e kanë thënë edhe intelektualët rusë: shkrimtarë, skenaristë, gazetarë, shkencëtarë.”

Muratov i frikësohet faktit se deri ku është i gatshëm të shkojë Putin.

“Sa i përket faktit nëse ka ndonjë lloj frenimi për të pushtuar Ukrainën, mendoj se është shumë e vështirë. Sa larg është i gatshëm të shkojë Putin – kjo nuk dihet nga askush. Natyrisht, ai po përpiqet të realizojë konceptin e tij për strukturën e botës dhe Ukrainës. Dhe për këtë ai ka një ushtri. Nuk kam shumë shpresë për negociatat e Ukrainës me Vladimir Medinsky, ish-ministrin tonë të kulturës, i cili është i apasionuar pas parimit se “e vërteta është ajo që është e dobishme për Rusinë”.

Si mendon ai, cili është plani i Putinit?

“Kjo është një pyetje e vështirë. Mendoj se plani është të ndajë Ukrainën. Në pjesën perëndimore të vendit, qendra e së cilës është Lviv, mendohet, le të jetojnë si të duan. Ukraina Qendrore, me qendër në Kiev, do të ketë qeverinë që kërkon Putini, një qeveri e orientuar nga Moska dhe jo nga Perëndimi. Dhe, sa i përket lindjes, i gjithë Donbasi do të pranohet në Rusi. Rreth 800,000 njerëzve atje sapo iu dhanë pasaporta ruse.

Kryeredaktori foli në lidhje me pikëpyetjet e vendimit të presidentit rus për të pushtuar Ukrainën.

“Nuk e di se mbi çfarë informacioni Putin e mori këtë vendim për të pushtuar. Sigurisht, kjo lidhet me ultimatumin e tij drejtuar SHBA-së, për moszgjerimin e NATO-s. Shumica e qytetarëve rusë nuk e kuptojnë këtë kërcënim: NATO nuk e ka sulmuar kurrë Rusinë. Versioni për marrjen e pushtetit nga fashistët ukrainas – kjo gjithashtu nuk është e qartë. Njerëzit po pëshpërisin: A nuk është [presidenti ukrainas] Zelensky hebre? Putin shkoi në luftë kundër një vendi që humbi tetë milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore. Mund të supozoj vetëm se për të Lufta e Dytë Botërore nuk ka përfunduar dhe se ai personalisht dëshiron ta fitojë atë.”

Muratov theksoi se është i frikësuar për stafin, për faktin që një pjesë e tyre punon dhe raporton në zona lufte, megjithatë shtoi se të gjithë ranë dakrod që “gjëja kryesore është të mos zhgënjejmë”.

“Të mos tradhtojmë lexuesit tanë, të cilët kanë nevojë për informacion të vazhdueshëm dhe të verifikuar. Ne nuk do të bëhemi propagandistë. Ne respektojmë sovranitetin e Ukrainës dhe sovranitetin e Novaya Gazeta.”

Ai vuri në dukje se “Putin nuk do të largohet kurrë nga pushteti me vullnetin e tij” dhe është propaganduar ideja se “Pa Putin, nuk ka Rusi”.  “Por brezat e rinj, të cilëve tani po u hiqet bota dhe e ardhmja, nuk e besojnë këtë,” tha ai.