Home Uncategorized Si ta kuptosh që e ke harruar njëherë e mirë?

Si ta kuptosh që e ke harruar njëherë e mirë?

Të duket sikur nuk do ta harrosh më kurrë. Jeta jote romantike nuk ka më kuptim pas ndarjes me të, pasi asnjë tjetër nuk do të zërë vendin që kishte ai në zemrën tënde. Pastaj, dëgjon këngën tuaj, atë këngë të mallkuar që duket sikur do të të përndjekë gjithë jetën. Merr frymë thellë! Asgjë nga këto që lexove më sipër nuk zgjat përgjithmonë.

Sipas një studimi, ka rezultuar se pas rreth tre muajsh, lidhja me ish-in nis të bëhet pjesë e të kaluarës. Ekspertët thonë se ‘zona e nxehtë’ nis e ftohet pas 11 javësh të ndarë.

Si mund ta kuptosh se po nis ta harrosh?

Pas një periudhe çrregullimesh të dukshme; mbingrënje ose ushqyerje e pakët; shumë gjumë apo pagjumësi; vetmi apo dalje të shfrenuara; ndihesh i lodhur nga e gjithë kjo dhe përpiqesh ta kthesh veten në ritmin normal.

Momenti kur nis të mendosh për këtë, është hapi i parë drejt asaj që ne quajmë ‘harrim’. E ndërsa hapi përfundimtar dhe i plotë ndodh kur ti e pranon ndarjen si pjesë të jetës dhe mësohesh me të.

Burimi: Bustle