Home Uncategorized Sipas shkencës, këshillat që jep shoqja e ngushtë për lidhjen tënde s'duhet...

Sipas shkencës, këshillat që jep shoqja e ngushtë për lidhjen tënde s’duhet t’i dëgjosh gjithmonë

Të gjithëve na ka ndodhur të marrim këshilla të tmerrshme dashurie nga grupet e gocave/çunave në WhatsApp, (edhe pse në ato kohë s’i dinit që ishin të tilla).

Dikush ju ka inkurajuar t’i shkruani dikujt që s’duhet t’i shkruanit, e ndërsa një shoqe tjetër ka bërë të kundërtën. Padashje, mund të të ketë nxitur të heqësh dorë nga një njeri i cili s’duhet të hiqje. Sidoqoftë, në një periudhë të jetës këshillat e shoqërisë mund të na kenë lënë paksa zemërthyer, vetëm dhe të penduar pse kërkuat mendimin e tyre.

Si fillim duhet të dini që nuk jeni vetëm! Nisur nga vëzhgimet e kryera online, 54% e Gen Z thonë se janë penduar që kanë ndjekur këshillat e shoqeve/shokëve kur vjen puna tek jeta romantike pasi kanë marrë vendime të gabuara duke i dëgjuar.

Çfarë thotë shkenca?

Sipas ekspertëve shokët/shoqet bëni mirë t’i dëgjoni kur ju rekomandojnë për një krem trupi, parfum apo një veshje të caktuar. Punët e zemrës zgjidhini vetë! Kjo jo sepse shoqëria nuk do të të ndihmojë të marrësh vendimin më të mirë në lidhje me dikë tjetër, por sepse padashje mund të jenë duke projektuar problemet e marrëdhënieve të veta mbi ju ose thjesht sepse ka nevoja, dëshira dhe perceptime të ndryshme nga ju kur vjen puna për një raport romantik.

Eshtë e rëndësishme t’i kujtoni vetes se askush s’i di gjërat më mirë se ju kur jeni në një lidhje, përfshi këtu prindërit apo njerëzit e tu më të afërt. Çështje të tilla janë shumë delikate dhe i përkasin vetëm personave të përfshirë, prandaj këshillat mund t’i merrni, t’i analizoni, por jo t’i dëgjoni verbërisht.

Mund të mbështeteni tek ta, por jo të kërkoni zgjidhje prej tyre. Askush s’e di çfarë kërkon ti nga një marrëdhënie apo partner potencial, prandaj herën tjetër bëni kujdes para se të veproni i frymëzuar nga shoqja e ngushtë!

Burimi: Pop Sugar