Home Maqedoni Sot në mëngjes u bë fluturimi i parë nga Sofja në Shkup

Sot në mëngjes u bë fluturimi i parë nga Sofja në Shkup

Fluturimi i parë nga Sofja për në Shkup në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u bë në mëngjesin e sotëm në orën 5:48. Me urë ujore në formë ylberi u avioni i linjës ajrore bullgare. Avioni i tipit ATR 72-600, i cili mund të transportojë 70 pasagjerë, shënoi fillimin e funksionimit zyrtar të linjës së rregullt ajrore. Avioni do të operojë dy herë në javë, të shtunave dhe të hënave. Pasagjerët e parë nga Bullgaria i priti ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski. Lidhja ajrore ndërmjet dy kryeqyteteve është hapi i parë konkret i bashkëpunimit të paralajmëruar nga kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov në takimin e parë të mbajtur më 18 janar të këtij viti në Shkup. /Alsat.mk