Home Sport Spektakël dhe shtatë gola në derbin e Challange League në Zvicër, 10...

Spektakël dhe shtatë gola në derbin e Challange League në Zvicër, 10 futbollistë shqiptarë në fushë dhe dy të tjerë në bankë


Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë shkëlqimin në futbollin zviceran.

Në rangun e dytë të futbollit zviceran i njohur si Challange League është zhvilluar derbi i xhiros së 25-të mes Aaraut dhe Schaffhausen.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku janë shënuar plot shtatë gola, ku tre nga ta për skuadrën vendase u realizuan nga futbollistët shqiptarë.

Ishte një ndeshje derbi mes shqiptarëve pasi plot 12 shqiptarë ishin të grumbulluar nga dy ekipet, shtatë tek vendasit e Aaraut dhe pesë të tjerë te Schaffhausen.

Imran Bunjaku, Milot Avdyli, Shkëlzen Gashi, Liridon Balaj, Shëlqim Vladi dhe Donat Rrudhani ishin shqiptarët që u aktivizuan ditën e sotme në radhët e vendasve të Aaraut, teksa vetëm për Arijan Qollakun nuk pati minuta.

Ndërkohë tek skuadra mysafire luajtën Bujar Lika, Jetmir Krasniqi, Valon Hamdiu dhe Uran Bislimi, teksa nuk pati minuta për Drilon Kastratin.

Edhe më i veçantë ishte fakti se te dy skuadrat kapitenët ishin shqiptarët, Shkëlzen Gashi për vendasit dhe Uran Bislimi për mysafirët.

Skuadra mysafire e Schaffhausen mori fitore me rezultat 3-4, në një takim ku për ekipin vendasit realizuan golat shqiptarët Shkëlzen Gashi (26) me asistimin e Milot Avdylit, Liridon Balaj (60) dhe Shkëlqim Vladi në minutën e 87-të.

Por heroi i mysafirëve ishte sulmuesi uruguaian Joaquin Ardaiz që realizoi katër gola, teksa në të parin u asistua nga shqiptari Valon Hamdiu.

Përkundër humbjes në këtë takim, Aarau mbetet në vendin e parë në Challange League me 47 pikë, teksa Schaffhausen e katërta me 39 pikë. /Telegrafi/