Home Rajon Sqarim: Telegrafi demanton lajmin e rrejshëm, të montuar që presidenti ukrainas Zelensky...

Sqarim: Telegrafi demanton lajmin e rrejshëm, të montuar që presidenti ukrainas Zelensky është vrarë


Një lajm i rrejshëm dhe i montuar është duke qarkulluar në rrjete sociale, me fotografi të Telegrafi.com kinse është vrarë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

Telegrafi informon opinionin se ky lajm nuk është i publikuar nga mediumi ynë dhe se i njëjti është i montuar nga persona të papërgjegjshëm.

Telegrafi fton organet e policisë dhe hetuesisë që të ndërmarrin urgjentisht hapa ndaj personave që kanë shpërndarë panik në publik me publikimin e një lajmi të rrejshëm me emër dhe logo të Telegrafit.

Ndryshe, për lajmet më të reja dhe të sakta, nga vendi, rajoni dhe bota mund të informoheni në Telegrafi.com.