Home Maqedoni Strugë, pagesat për faturat e ujit mund të kryhen edhe online

Strugë, pagesat për faturat e ujit mund të kryhen edhe online

Nga komuna e Strugës kanë njoftuar qytetarët se faturat e ujit mund t’i paguajnë edhe online.

“Të nderuar qytetarë, Jua rikujtojmë se, pagesën e faturave të ujit mund ta bëni online shpejt dhe lehtë duke klikuar në linkun www.uks.com.mk/product/fatura , duke plotësuar të dhënat që kërkohen. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni me mesazh në inbox ose në e-mailin: vodkanal@yahoo.com. Me respekt, NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Strugë”, shkruajnë nga komuna.